Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi dhe eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Marlind Laçi kanë përplasur idetë lidhur me zhvillimet e fundit gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe qasjen e Izraelit në raport me vendet e tjera të rajonit.
Debati në emisionin "Off the Record" nga Andrea Danglli në A2CNN u përqendrua te teza e ngritur nga eksperti Laçi, sipas së cilës Turqia mund të jetë Irani i ri, duke u konsideruar si shtet armik nga Izraeli. Sipas Laçit, Izraeli ka nisur të përgatisë terrenin propagandistik në lidhje me narrativën.
Kjo ide u kundërshtua fort nga Bumçi, i cili e cilësoi këtë qasje si spekulative dhe të pabazuar. Sipas ish-ministrit të Jashtëm nuk mund të krahasohet një vend i NATO-s si Turqia, me një shtet si Irani.
PJESË NGA DEBATI
Laçi: Izraeli do të gjejë një armik të ri sepse ka filluar përgatitja e terrenit propagandistik. Irani i ri thonë është Turqia. E thonë qartë.
Bumçi: Këto janë teza ku ne mund të spekulojmë gjithë ditën.
Laçi: Jo, janë analiza të ministrive të Jashtme.
Bumçi: Turqia është vend anëtar i NATO-s! Turqia është një fuqi ushtarake, ekonomike...
Laçi: Nga ana ushtarake është edhe Irani.
Bumçi: Nuk mund të diskutojmë dhe të hedhim teza kaq lehtë. Këto janë spekulime.
Laçi: Jo nuk janë spekulime.
(A2 Televizion)