“Rama jep dorëheqjen”, marshimi i protestuesve vijon në Astir mes thirrjeve për revolucion

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 22:54 | Aktualitet

“Rama jep dorëheqjen”, marshimi i protestuesve vijon në

Marshimi i protestuesve ka vijuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Astirit, ku qindra qytetarë kanë përsëritur njëzëri thirrjen: “Rama jep dorëheqjen”.

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisën një marshim nëpër disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke shfaqur vendosmërinë për të vazhduar aksionin e tyre, shkruan A2CNN. 

Nën sloganet “Revolucion” dhe “Nesër më shumë”, pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos