Tërheqja zvarrë e qytetarit në Zvërnec, Shalsi: Nuk është habi, ndodh edhe në SHBA

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 22:00 | Politikë

Tërheqja zvarrë e një qytetari në Zvërnec, çka pasoi edhe nisjen e valës së protestave në Tiranë dhe mbarë botën është komentuar në studion e Off the Record me Andrea Dangllin ën A2 cNN. Për deputetin socialist Eduart Shalsi, ky rast nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje raste të ngjashme të dhunës janë regjistruar edhe në vende të tjera, përfshirë SHBA-në, duke sjellë në vëmendje reagimet globale pas rasteve të njohura të dhunës policore.

“Jemi revoltuar por nuk jemi habitur dhe do të them pse. Sepse kur thua ku ndodh kjo po të them rastin e policisë me në Amerikë me atë që mbyti që u ngrit tërë bota. Kam merakun që disa ngjarje në Shqipëri interpretohen sikur nuk ndodhin në asnjë vend të botës. Një shtet kuptohet nga mënyra si reagoi. U shkarkua drejtori i policisë. U revokuan licensat, u arrestuan. Të pikturuarit e gjësë sikur ndodhin gjërat në Shqipëri dhe nuk ndodhin me asnjë vend tjetër. protesta nisi për zvërnecin ndërkohë që dukshëm tani është kanalizuar për një sërë çështje tjetër një sërë çështje tjetër tani. E para që duhet të ndajmë duhet të ndajmë pjesën e Zvërnecit”, u shpreh Shalsi.

I pyetur mbi verifikimet e pronësisë së tokave në Zvërnec, Shalsi tha se SPAK do të verifikojë ligjshmërinë e dokumentacionit dhe të procedurave të ndjekura për pronësinë e tokave në zonë.

“E para punës që qeveria e ka bërë këtë dhe ka disa masa ka nxitur se vendimet e gjyqësorit nuk mund t'i sprapsë qeveria. Qeveria ajo që mund të bëjë është që në qoftë se ka një indicie t'ia vëjë në dispozicion organit kompetent i cili në rastin konkret e mbështetëm SPAK ka marrë dokumentacionin dhe tani do verifikojë nëse pronësia e kthyer është bërë konform ligjit apo nuk është bërë konform ligjit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos