Udhëheqësit e vendeve të G7-s u shprehën njëzëri në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë së saj, gjata samitit në Evian të Francës. Në një moment të rrallë pajtimi, ata miratuan një deklaratë që rikonfirmon përkrahjen e palëkundër në mbrojtje të lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Po ashtu u dakordësuan mbi nevojën e sigurimit të kapaciteteve të mëtejshme të mbrojtjes ajrore, raketave me rreze të gjatë dhe shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Uniteti në deklaratën e përbashkët është veçanërisht i rëndësishëm, pasi presidenti amerikan Donald Trump, shpesh ka hezituar ti bashkohet qëndrimeve të përbashkëta lidhur me këtë çështje.
Zhvillimi erdhi pasi Trump e cilësoi si një takim shumë të mirë, atë më presidentin ukrainas Zelenski dhe liderët e tjerë të G7, duke nxitur opitimizëm se një marrëveshje mund të arrihej.
Europianët i kërkuan Trumpit të ndërmjetësojë një takim mes Putin dhe Zelenskit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se do të bënte gjithçka në dorë, edhe pse pranoi se mes udhëheqësve rusë dhe ukrainas ekziston një antipati e madhe.
Udhëheqësit e G7 po ashtu mirëpritën marrëveshjen paraprake të paqes mes SHBA dhe Iranit, e cila do të nënshkruhet zyrtarisht të premten, dhe thanë se janë të gatshëm të kontribuojnë për implementimin e saj.
Franca dhe Britania janë ofruar të drejtojnë një mision që do të lehtësonte rihapjen e Hormuzit. Ata shtuan se do të bëjnë përpjekje për të diversifikuar burimet e energjisë, për të reduktuar varësinë nga Ngushtica e Hormuzit.
Në ditën e tretë dhe të fundit të samitit, fokusi është tek mineralet kritike dhe tek çekuilibri në ekonominë globale. Franca po shtyn partnerët të dakordësohen mbi një deklaratë për mineralet kritike që do të përfshinte masa për të ndihmuar reduktimin e varësisë së perëndimit nga Kina. (A2 Televizion)