Facebook aktualisht jashtë funksionit për miliona përdorues

Nga A2 CNN
12 Qershor 2026, 15:59 | Teknologji

Facebook aktualisht jashtë funksionit për miliona përdorues

Facebook ishte për pak orë jashtë funksionit për miliona përdorues në të gjithë botën. IsDown raportoi se këtë pasdite se përdoruesit po raportonin një ndërprerje të Facebook-ut dhe pamundësi për t'u loguar.

"IsDown raporton se Facebook po ka probleme. IsDown kontrolloi për herë të fundit statusin e Facebook më 12 qershor 2026 në orën 14:42 BST. Ne kemi marrë 4959 raportime nga përdoruesit në 24 orët e fundit", shtoi faqja.

Që atëherë, njerëzit janë dyndur në kanale të tjera të mediave sociale për të ndarë reagimet e tyre ndaj ndërprerjes së platformës, ndërsa një përdorues i X që shkruan: "Mendova se më kishin hakuar".

"Mendova se e kisha humbur faqen time... po, ka patjetër një problem me të," komentoi një i dytë ndërsa një tjetër ndërhyri: "Më nxori menjëherë."

Facebook aktualisht jashtë funksionit për miliona përdorues

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos