
Një person bie nga skela dhe ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Teqenë e Koshtanit, në Bashkinë Memaliaj, ku Edison Pata, 45 vjeç, mendohet se ka humbur ekuilibrin në lartësinë prej 13 metrash nga skela ku po punonte.
Menjëherë, i dëmtuari është shoqëruar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, për ndërhyrje më të specializuar, shkruan A2.
Gjendja e të dëmtuarit është në rrezik për jetën. (A2 Televizion)