Berisha: Droga po shpopullon vendin, vetëm një grup fitoi 6-7 miliardë euro

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 12:06 | Politikë

Berisha: Droga po shpopullon vendin, vetëm një grup fitoi 6-7

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama e bazon gjithçka “te paratë e drogës”.

“Sot është zbërthyer një grup- duke falënderuar të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere- një grup emrash të panjohur për ne, po kishte administruar 50 ton drogë. 50 ton kokainë, në varësi nga cilësia, janë 6 deri në 7 miliardë euro. Dhe ky, që i thoshte Arben Ahmetajt se droga është para dhe nuk ka të keqe. Droga në fakt po shpopullon Shqipërinë më shumë se çdo gjë tjetër, sepse droga bëri që qiratë të jenë 2/3 e rrogës në Shqipëri. A mund të imagjinohet kjo? 770 euro është mesatarja e qirasë në Tiranë. Droga është kjo! Se ndërtimet bëhen me para droge. Se katet i blejnë po trafikantët”, tha Berisha, shkruan A2.

Sipas tij, në këtë situatë, “protesta është e vetmja rrugë”.

“Ne prej shumë kohësh kemi deklaruar e deklarojmë se protesta është e vetmja rrugë për të shpëtuar Shqipërinë. Protesta është e vetmja rrugë. Ndaj dhe ne shpallëm ndër drejtimet themelore të punës tonë protestën. Kështu që, unë ju ftoj secilin prej jush të japë kontributin më të madh të mundshëm. Është një moment historik që kjo protestë të ketë sukses. Është një moment shpëtimtar për Shqipërinë. Dhe Partia Demokratike duhet të japë me të gjithë potencialin e saj ndihmesën e merituar. Ne shkojmë aty si qytetarë. Është protestë qytetare dhe nuk shkojmë me simbolet e partisë sonë, shkojmë me fibrën qytetare. Ne shkojmë me fibrën qytetare. Duhet të mësojmë. Flamuri i tyre është flamuri i qytetarëve për largimin e kësaj qeverie, për qeveri teknike, zgjedhje të lira. Është flamuri në të vërtetë i votës së lirë. Kështu që është rast i jashtëzakonshëm për çdo qytetar shqiptar, për çdo të ri, t’i japë një dorë, t’i japë një mbështetje, t’i japë një ndihmë vendit të tij”, shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos