8 viktima në Kaliforni, rrëzohet bombarduesi B-52,mund të mbante bomba bërthamore

Nga Rosalba Bejdo
16 Qershor 2026, 11:43 | Bota

Tetë persona, përfshirë dy punonjës të Boeing-ut, mbetën të vrarë pasi një bombardues B-52 i Forcave Ajrore amerikane u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Baza Ajrore Edëards në Kaliforninë Jugore. Avioni me tetë motorë reaktivë, i projektuar për të transportuar bomba bërthamore dhe konvencionale, ishte në një mision rutinë testimi kur u rrëza mbrëmjen e së hënës.

 Rrëzimi shkaktoi një kolone të madhe tymi të zi, e cila mund të shihej nga disa kilometra larg.

"Sot, Baza Ajrore Edwards përjetoi një tragjedi të rëndë dhe ne humbëm tetë amerikanë të shkëlqyer. Në këto momente, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Aktualisht po dërgojmë ekipe për të njoftuar të afërmit më të afërt të viktimave dhe ky proces njoftimi do të vazhdojë gjatë orëve në vijim dhe përgjatë pjesës së mbetur të ditës".

Pamjet nga vendi i ngjarjes, rreth 161 kilometra në veri të Los Angeles, treguan një sipërfaqe të djegur dhe ende të përfshirë nga tymi në shkretëtirë, afërsisht sa madhësia enjë fushe futbolli, ndërsa një automjet emergjence shihej duke lëvizur përgjatë perimetrit të zonës së aksidentit.

Bombarduesi B-52,i projektuar dhe ndërtuar nga Boeing është një avion me rreze të gjatë veprimi dhe fluturim nënsonik, i cili prej dekadash ka shërbyer si shtylla kryesore e forcës amerikane të bombarduesve strategjikë me ekuipazh.

Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar dhe nuk pritet të dihet derisa të përfundojë një seri hetimesh, të cilat mund të zgjasin deri në 30 ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos