Ditën e djeshme filloi të qarkullonte një shifër relativisht e lartë për dëmshpërblimet e luftës në Iran.
Sipas general Dedë Prengës, Irani e ka vendosur shifrën në kërkesat e tyre që kanë paraqitur në negociata. Kjo do të mbetet për t’u diskutuar gjatë ditëve në vazhdim nëpërmjet grupeve të ekspertëve, por mua më duket e vështirë, për të mos thënë e pamundur. Sepse, e para, duhet të ketë komisione faktmbledhëse. Për ta përcaktuar këtë do duhet një komision ndërkombëtar i drejtuar nga Kombet e Bashkuara. Jam i bindur që kjo nuk ka për të ndodhur. Nuk do të ketë dëmshpërblim”, tha gjenerali në studion e “Dita Jonë” në A2CNN.
Kur u pyet nëse mungesa e dëmshpërblimit mund ta rrëzojë marrëveshjen SHBA-Iran, gjenerali u përgjigj: “Nuk besoj për arsye sepse palët kanë kërkesa maksimale. Të dy palët, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe Irani, kanë kërkesa maksimale, por kur ulen në bisedime do të gjejnë kompromisin. Sepse edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim thanë një nga pikat kishin edhe raketat balistike, por tashmë nuk ekziston më. E kanë hequr, pra janë tërhequr”.
(A2 Televizion)