300 miliardë dollarë për Iranin? Detajet e marrëveshjes mund të publikohen para së premtes

Nga Rosalba Bejdo
16 Qershor 2026, 10:55 | Bota

Donald Trump mund të vendosë të publikojë detajet e marrëveshjes me Iranin para së premtes, kur pritet nënshkrimi zyrtar i saj në Gjenevë. Këtë e tha zv.presidenti JD, Vance, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi nga samiti i G7-ës, se e kishte firmosur tashmë ujdinë në mënyrë elektronike. 

Vance e përshkroi memorandumin e mirëkuptimit mes SHBA dhe Iranit, si një dokument shumë të përgjithshëm prej një faqe e gjysmë.

“Për një sërë çështjesh, do të na duhet t’i sqarojmë detajet gjatë fazës së negociatave teknike. Megjithatë, ajo që bën Memorandumi i Mirëkuptimit është të krijojë një kornize, sipas të cilit iranianët përfitojnë nga marrëveshja duke përmbushur detyrimet që u takojnë në kuadër të saj", tha  JD Vance.

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë filluar të japin disa detaje lidhur me marrëveshjen, duke informuar se Ngushtica e Hromuzit do të rihapej që të premten, pas nënshkrimit në Zvicrës.

Bisedimet teknike për programin bërthamor të Iranit pritet të nisin këtë javë, ndërsa zbutja e sanksioneve dhe zhbllokimi i aseteve të Republikës Islamike do të varet nga përmbushja e angazhimeve të Iranit ndaj ujdisë.

Ndërkohë sipas Financial Times, administrata Trump ka shprehur gatishmërinë për të autorizuar krijimin enjë fondi investimesh prej 300 miliardë dollarësh për Teheranin me kushtin që vendi të pranojë një marrëveshje përfundimtare për ti dhënë fund luftës, që përfshinë dhe eleminimin e programit bërthamor. Fondi nuk do të vinte nga qeveritë, por do të krijohej për kompani të interesuar për të investuar në vend.

Por Trump ka hedhur poshtë pretendimin duke e cilësuar si fake news. Teksa njoftoi dakordësinë mbrëmjen e së dielës, Pakistani ndërmjetësues i bisedimeve tha se ajo përfshinte ndalimin e luftimeve në të gjitha frontet përfshirë Libanin.

Por zyrtarët amerikanë, thanë se ndërsa Libani mbulohej nga marrëveshja, tërheqja e trupave izraelite nga territori Ii këtij vendi nuk ishte një kusht.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi mbrëmjen e së hënës se forca izraelite do të mbeten në zonat e sigurisë në Liban, Siri dhe Gaza për sa kohe qe te jete e nevojshme. Ai u zotua se do të parandalojnë Iranin të ketë armë bërthamore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos