
Gjykata ka rrëzuar një sërë kërkesash të paraqitura nga mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kërkesa për transmetim live të seancës u konsiderua e përsëritur dhe u refuzua nga trupi gjykues, i cili u shpreh se seanca është publike, por kjo nuk nënkupton detyrimisht transmetim të drejtpërdrejtë në media.
Gjykata gjithashtu rrëzoi kërkesën për nxjerrjen e të pandehurit nga ambienti i ndarë me xham, duke argumentuar se një masë e tillë nuk cenon të drejtat procedurale të të pandehurit dhe lidhet me mbarëvajtjen e procesit.
U refuzua edhe kërkesa për zhvillimin e seancave më shpesh se një herë në javë, si dhe kërkesat që lidhen me provat digjitale, për të cilat gjykata u shpreh se është vendosur më herët.
Ndërkohë, për shkak të kërkesës së mbrojtjes së një prej të pandehurve të tjerë, Ajola Xoxa, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për datën 23 qershor, ora 10:00.
Po ashtu, u bë e ditur se pezullohen afatet e paraburgimit për Erion Veliajn. (A2 Televizion)