Izraeli nuk tërhiqet nga Libani, Netanyahu: Do të qëndrojmë sa të jetë e nevojshme

Nga A2 CNN
15 Qershor 2026, 22:46 | Bota

Izraeli nuk tërhiqet nga Libani, Netanyahu: Do të qëndrojmë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të mbajë praninë ushtarake në zonën mbrojtëse në Liban për aq kohë sa do ta kërkojnë nevojat e sigurisë.

Gjatë një konference për shtyp, Netanyahu theksoi se Izraeli nuk do të heqë dorë nga liria e veprimit për të parandaluar sulmet që, sipas tij, burojnë nga territori libanez.

“Ne do të qëndrojmë në zonën mbrojtëse për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë”, deklaroi ai.

Kreu i qeverisë izraelite u ndal edhe te marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se bashkëpunimi me presidentin amerikan Donald Trump mbetet i fortë.

“Ka raste kur nuk biem dakord, por jemi partnerë dhe në shumicën e çështjeve kemi qëndrime të përbashkëta”, u shpreh Netanyahu.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos