
Sot po zhvillohet provimi i Matematikës për Maturën Shtetërore, ku në Qarkun e Vlorës marrin pjesë gjithsej 1135 maturantë.
Për mbarëvajtjen e procesit janë angazhuar 6 përgjegjës provimi, 78 administratorë provimi, 27 sekretues dhe 22 përgjegjës kati, të cilët po kujdesen për zhvillimin normal të testimit në të gjitha qendrat e provimit.
Ndërkohë, procesi po monitorohet edhe nga 6 përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, të cilët po ndjekin nga afër respektimin e të gjitha procedurave dhe standardeve të përcaktuara për zhvillimin e provimit.
Provimi i Matematikës është një nga testet më të rëndësishme të Maturës Shtetërore dhe rezultatet e tij kanë ndikim në vijimin e studimeve të larta për maturantët. (A2 Televizion)