"Sokol Kushta të linte numrin pas", kujtimet e Halim Mersinit: Ishte lojtari më i shpejt në sprint

Nga A2 CNN
7 Korrik 2026, 23:54 | Futboll

Ish-portieri Halim Mersini kujtoi cilësitë e Sokol Kushtës, sulmuesit legjendar të Flamurtarit dhe Kombëtares shqiptare.

“Kam luajtur me Sokol Kushtën që në vitin 1982. Koli ka qenë shumë i shpejtë, “të linte numrin” i thonim ne atëherë”, theksoi Mersini.

I ftuar në studion e “Mega Botërori” nga Altin Sulçe, në A2CNN, ishte edhe Mehmet Krasniqi, i cili kujtoi se si ish-futbollisti legjendar shqiptar gëzoi të gjithë popullin e Kosovës.

“Kam qenë shumë i ri kur mundën Partizanin e Beogradit. U “dogj” Kosova, të gjithë në rrugë bërtisnin “Kushta, Kushta”. Më bie rasti ta takoj Kushtën në Shqipëri pas disa viteve dhe i thashë që “ditën më të lumtur e kam pasur kur keni mundur Partizanin e Beogradit”. Më tha: “Po lëre Partizanin, kur kam luajtur me Barcelonën ka qenë më e lumtura për mua”, tha Krasniqi.

Ndërsa Ilir Alliu, ish-futbollist i Kombëtares, theksoi se “lojtarë të atij brezi që të kishin edhe shpejtësinë, edhe forcën, ka qenë vetëm Sokol Kushta”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos