Prag ndeshje, Argjentina sfidon Egjipitin, Messi përballë Salah

Nga A2 CNN
7 Korrik 2026, 15:55 | Futboll

Prag ndeshje, Argjentina sfidon Egjipitin, Messi përballë Salah

Botërori mbyll sot fazën e 1/8-ave me një nga sfidat më të shumëpritura të turneut. Në Atlanta, kampionia në fuqi Argjentina përballet me Egjiptin, në një duel që vë përballë dy prej ikonave më të mëdha të futbollit botëror, Lionel Messi dhe Mohamed Salah.

Argjentinasit vijnë pas një kualifikimi dramatik ndaj Kepit të Gjelbër, ndërsa Egjipti shkroi historinë duke kaluar Australinë me penallti, fitorja e parë e afrikanëve në një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës.

Messi synon të vazhdojë mbrojtjen e titullit, ndërsa Salah kërkon surprizën më të madhe të këtij Botërori dhe një vend mes tetë më të mirave.

Trajneri Lionel Scaloni ka paralajmëruar se nuk ka më favoritë në këtë turne, duke e cilësuar Egjiptin një kundërshtar shumë të rrezikshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos