Himarë, zjarr i madh në Porto Palermo

Nga Edi Ruçi
7 Korrik 2026, 23:31 | Kronikë

Himarë, zjarr i madh në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në zonën përreth, shkruan A2.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka informacion për persona të lënduar.

Situata po monitorohet nga autoritetet dhe priten të tjera detaje në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos