“S’ka makinë pa foton e Maradonës dhe të Che Guevarës”, Ish-portieri i kombëtares rrëfen jetën në Argjentinë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2026, 22:58 | Futboll

Ish-portieri i Kombëtares shqiptare, Halim Mersini, është rikthyer në Shqipëri pas 29 vitesh jetese në Argjentinë. I ftuar në emisionin “Mega Sport” me Altin Sulçen në A2 CNN, Mersini ndau eksperiencën e tij si emigrant dhe foli për kulturën sportive e shoqërore në vendin e Amerikës Latine.

Mersini theksoi se Maradona mbetet një ikonë në Argjentinë, për vet personalitetin e tij, ndonëse të rinjtë janë më afër Mess-it. 

 “Për momentin jam këtu në Shqipëri. Jeta në Argjentinë ka qenë jeta e një emigranti. Argjentinasit janë shumë nacionalist, në kuptimin e mirë të fjalës. Më vonë e vura re që edhe në vende të tjera ashtu funksionon, nëse një klub kontrakton një trajner ai do marri grupin e vet të punës. Kur shkova në Argjentinë isha 37 vjeç. Në Argjentinë jetohet mirë. Tani janë rritur çmimet shumë, vetëm çmimi i mishit nuk rritet, 8-10 dollarë. Në Argjentinë janë të organizuar klubit. Te River Plate të gjitha grupmoshat kishin shkollën aty dhe stërviteshin”, tha ai. 

I pyetur: Për argjentinasit, Messi apo Maradona? Mersini u përgjigj: “Maradona. Nuk ka dyshim. Rinia është me Messi-n. Por që Maradona është diçka tjetër. Personaliteti i Maradonës është diçka tjetër. Futbollistë mund të vijnë, por personaliteti i Maradonës. Në Argjentinë s’ke makinë që mos ketë nga mbrapa figurën e Maradonës dhe Che Guevarës. Messi-n e kanë vënë pasi fitoi Botërorin e 2022-shit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos