“Gjuha e Ramës për protestuesit, totalisht e palejueshme”, Robelli: Fashizmi vret njerëz në sheshe, protesta nga më paqësoret

Nga A2 CNN
18 Qershor 2026, 21:39 | Politikë

Gazetari Enver Robelli e konsideron gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama kundrejt protestuesve si jashtëzakonisht shqetësuese.

Robelli thekson se kemi të bëjmë me ofendime të rënda, krahasimin e protestuesve me falangat fashiste, çka sipas tij është totalisht e palejueshme për një shtetar.

Në një lidhje direkte për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Robelli vë në dukje se fashizmi vret njerëz në sheshe, ndërsa protesta para Kryeministrisë është më paqësorja e post-komunizmit.

Për mua dhe për shumë kolegë këtu jashtëzakonisht shqetësuese është gjuha e kryeministrit, në vend të dialogut me qytetarët, kemi ofendime mjaft të rënda, që për një shtetar janë të palejueshme. Tentoi t’i etiketoi njerëzit si agjentë iranianë, grekë, serbë. Mandej i krahasoi jo me flamingo, por me falanga fashiste të Musolinit. Kjo është totalisht e palejueshme. Fashizmi vret njerëz në shesh, kjo është protesta më paqësore e Shqipërisë pas rrëzimit të komunizmit. Mendoj që kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Ka edhe përpjekje që mua më janë dukur qesharake. Pashë një takim të kryeministrit me gazetarët e huaj, dhe disa i qortoi dhe i paralajmëroi të kenë kujdes se çfarë do shkruajnë”, tha Robelli.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos