Shpërthen në lot 68-vjeçarja: S’dua t’i them djalit se s’kam për ilaçe

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 10:33 | Sociale

Për familjet shqiptare, një ndër plagat më të mëdha është emigrimi. Paralelisht, emigrimi është një nga anët pozitive nëse flasim për ekonominë, sepse edhe sipas statistikave ne shohim që remitancat janë ato që e ndihmojnë familjen shqiptare. Ka shumë prindër që qëndrojnë në Shqipëri dhe i marrin të ardhurat nga fëmijët e tyre si një mënyrë për të mbijetuar.

Një prej tyre është edhe Luciana Xufeli, e cila për “Dita Jonë” në A2CNN tregoi sakrificat e djalit të saj në emigrim.

“Unë kam qenë aktive në çdo protestë, kam folur, më ka dalë diçka e brendshme, e paimponuar nga askush sepse kam parë që unë po pi gjakun e fëmijëve. Të të mbajë një emigrant nuk të mban thjesht me djersë, të mban me gjak. Në dhe të huaj s'mund të mbash dy familje. Ai është gjak. Ai na merr përditë dhe thotë: A keni ndonjë shqetësim? A duhet të bësh ndonjë analizë? Ilaçet neve i marrim privat. Më pyet: Pse je sëmurë? Mos ke marrë ilaçet e shtetit? Më thotë merri te privati. Një ditë isha sëmurë nga shtylla dhe nuk po i ankohesha. Por, ai më kupton nga fytyra kur flas se kam diçka. Ç’ke, më thotë mua. I thotë vajza që më dhimbte mesi. Më tha të bëja rezonancën direkt, ku të jetë më e mira”, tha pensionistja.

“Të gjitha të shëndetësisë i bëjmë në privat falë fëmijëve, ilaçet i blejmë falë fëmijëve”, shtoi 68-vjeçarja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos