“Punë pa bereqet”, fermerët e grurit në juglindje të pakënaqur me çmimin

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
17 Korrik 2026, 14:01 | Sociale

Mund, përkujdesje dhe shpenzime për muaj me radhë dhe në fund rezulton një punë pa bereqet.

Kështu e përmbledhin fermerët e grurit në juglindje të vendit, sezonin e tyre me këtë kulturë që dikur krahasohej me sigurimin e bukës, por që sot as kërkohet dhe as nuk ka çmim për të justifikuar shpenzimet e fermerëve.

Situatën e vështirë të fermerëve të grurit në juglindje e pranon edhe përgjegjësi i sektorit të bujqësisë në Bashkinë e Maliqit i cili kategorizon fermerët që nuk kanë asnjë fitim, ndërsa pranon edhe mungesën e kerkesës në treg.

Në fakt, kjo është një situatë që po përsëritet vit pas vit tek fermerët e drithërave në përgjithësi dhe atyre të grurit në veçanti dhe kjo ka bërë që vetëm në fushën e Maliqit të ulet sipërfaqja e mbjellë me grurë me rreth 300 ha krahasuar me një vit më parë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos