Kjo është rruga që të çon në një ndër plazhet më të virgjëra të vendit, plazhin e Ndërnënasit.
Këtu gjithçka ka mbetur si më parë, me përjashtim të vizitorëve që tanimë janë shumë herë më të paktë për shkak të kushteve që është lënë kjo vijë bregdetare prej afro 8 kilometrash.
Sipas banorëve të zonës që nuk e tradhëtojnë këtë perlë të natyrës, siç e quajnë vetë ato, më parë ky plazh popullohej masivisht dhe pushteti lokal i dekadave më parë, pastronte rërën dhe largonte mbetjet që deti i nxirrte në breg.
Mes grykëderdhjes së Semanit dhe pyllit të Karavastasë, kjo perlë e fshehur e Adriatikut mbetet një potencial i pashfrytëzuar, ndërsa banorët apelojnë për investime dhe më shumë vëmendje nga institucionet. (A2 Televizion)