Thirrja e gjinekologut: Mos përdorni buzëkuq e parfume

Nga A2 CNN
14 Korrik 2026, 10:02 | Sociale

Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili deklaroi se gratë duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e produkteve kozmetike.

“Sot janë dy probleme serioze të jetës. Problemi i mykotoksinave dhe problemi i mikroplastikave. Në Universitetin e Harvardit është bërë një eksperiment para disa muajsh. Është marrë veza e pulës,

pas 12 ditësh inkubator janë futur mikroplastika në vezë me shiringë dhe është vendosur prapë veza në incubator. Në fund, veza ka dalë komplet hemorragjike. Ka pasur dëmtim total të embrionit. Sot mikroplastikën shkenca e ka gjetur në placentë, e ka gjetur në gjakun e gruas shtatzënë, e ka gjetur në ovulacion, në embrion, e ka gjetur edhe në tru”, shpjegoi Balili në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

“Këto substancat toksike vijnë së pari nga plastikat. Lugët plastike, pjatat plastike, enët plastike, kontejnerët plastikë, ngrohja, mbajtja e enëve plastike në bisolvoni. Bisolvoni është i jashtëzakonshëm. E dyta, në frigorifer nuk duhet të ketë asgjë plastike, nuk duhet të ngrohet asgjë në mikrovalë plastike. Dhe e dyta janë ftalatet. Ftalatet janë parfumet, kremrat, locionet, sapunat, shampot, të gjitha gjërat janë me përmbajtje kimike”, shtoi mjeku gjinekolog.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos