Ankesa e banorëve: Në panaja vjen ujë me pikatore dhe i ndotur

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
14 Korrik 2026, 15:06 | Sociale

Panaja është ndër fshatrat më të populluar të Bashkisë së Vlorës, por kjo nuk ka mjaftuar që banorët në këtë fshat të marrin minimalisht shërbimin më të domosdoshëm, ujin e pijshëm nëpërmjet rrjetit të ujësellës-kanalizimeve.

Banorët e Panajasë në këto ditë të nxehta vuajnë mungesën e ujit në çesmat e tyre, ndërsa edhe ato minuta që u vjen, u vjen i ndotur, shkruan A2.

Ata gjithashtu tregojnë se edhe investimet e bëra më parë kanë qenë gjysmake dhe nuk kanë dhënë asnjë efekt.

Banorët kërkojnë që të kryehen investimet e nevojshme dhe të shtrohen tubacionet e duhura për të furnizuar banorët me ujë të pijshëm, pasi sistemi i tubacioneve që është aktuali janë thuajse të gjithë në sipërfaqe dhe nuk garantojnë as furnizim dhe as siguri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos