Selia e PD-së e hapur për të huajt? Boçi: Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së do të takohen me Berishën

Nga A2 CNN
12 Qershor 2026, 13:22 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka deklaruar se pas heqjes së statusit “non grata” për Sali Berishën, nuk ekziston më asnjë pengesë që ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me kreun e PD-së.

I ftuar në emisionin “Puls” në A2 CNN, me moderatore Bruna Çifligu, Boçi u pyet nëse ambasadorët e rinj të akredituar në Tiranë do të takohen me Berishën.

“Po, patjetër që rruga është e hapur. Kështu e gjykojmë ne dhe shumë njerëz përtej kësaj studioje. Besoj se edhe dy ambasadorët e nderuar që përmendët e gjykojnë në të njëjtën mënyrë.

Nuk ka asnjë lloj pengese që kontaktet e tyre të drejtpërdrejta me kryetarin e Partisë Demokratike të jenë frekuente dhe të vazhdueshme, në të mirë të punës së ambasadave, por edhe në të mirë të Shqipërisë”, u shpreh Boçi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos