Reagimi i Ambasadës së SHBA për protestën, Lita: Të mbajë qëndrim edhe për investimet amerikane e familjen Trump

Nga A2 CNN
2 Korrik 2026, 21:04 | Politikë
 

Gazetari Lavdrim Lita e konsideroi një reagim normal atë të Ambasadës së SHBA-ve për qytetarët amerikanë në lidhje me protestat, por thekson se duhet reagim edhe për investimet amerikane në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, gazetari vë në dukje se ambasada duhet të mbante një qëndrim, pasi po përgojohet familja e Presidentit Trump, në lidhje me investimin në Zvërnec.

Ata nuk janë në kushtet që t’i japin mend askujt, sot për sot në botë, administrata amerikane, me tarifat, situatën gjeopolitike. E kam pritur me shumë vëmendje prej dy muajsh që të kishte një deklaratë për investimet e huaja në vendin tonë, për investimet amerikane, për përfshirjen e familjes Trump. Ata duhet të mbanin një qëndrim për këtë gjë, sepse po përgojohet familja e Presidentit Trump, në toka të papërshtatshme, ku ka interesa private dhe publike. Ambasada Amerikane duhet të kishte reaguar. Sigurisht kjo që bën për qytetarët e saj është më se normale, të vjen alerti në telefon nga çdo anë. Por do kisha dashur që të kishte një vëmendje ndërkombëtare edhe për qytetarët e vendit tim”, tha Lita.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos