Gazetari Mentor Nazarko, duke iu drejtuar deputetes së PS Sara Mila, theksoi se qeveria duhet t’i adresojë kërkesat e protestuesve, pasi shumë prej atyre që kanë dalë në shesh janë pjesë e elitës.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nazarko vuri në dukje se ka një pakënaqësi të madhe shoqërore, që shkon përtej sheshit, që është në rrjet dhe në diasporë.
“Sara ka një pakënaqësi të madhe shoqërore, që s’është vetëm te sheshi, por është në rrjet. Ai algoritmi është metafora e pakënqësisë së përgjithshme. Është në diasporë te shqiptarët që kanë emigruar. Fakt është që ka pakënqësi të madhe dhe ju duhet të bëni hesapin me të. Me të vërtetë ka ndryshim të fytyrës së protestës këto dy ditë, por mund të ketë ardhur edhe ngaqë qeveria s’i është përgjigjur as pjesërisht kërkesave që janë formuluar nga protesta e pasdites. Nëse s’jeni të vetëdijshëm që kjo është një frymë e përgjithshme, s’është e atyre, 500, 1000, 10 000 që janë aty, por është e pjesës më të madhe të shoqërisë, më kupto mua që s’jeni duke kuptuar se çfarë është duke ndodhur”, tha Nazarko.
“Janë edhe përfaqësues të elitës që kanë dalë atje, duhet t’i adresoni ata. Makineria është e frikshme”, nënvizoi gazetari duke iu drejtuar deputetes Mila. (A2 Televizion)