Ekipet e shpëtimit nxorën një person nga rrënojat e një ndërtese nëntëkatëshe në Venezuelë në një operacion “të jashtëzakonshëm, tetë ditë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin.
Hernán Alberto Gil Flores, 44 vjeç, i cili ishte nën 29 metra thellësi të rrënojave nga një parking i shembur i një qendre tregtare në La Guaira, u nxorr të enjten mes një përpjekjeje delikate njëditore nga ekipet e shpëtimit vendas dhe ndërkombëtarë.
Gruaja e personit, i tha CNN pak çaste para shpëtimit të suksesshëm se kishte përjetuar “ditë të pikëllimit të madh” pas tërmeteve, pasi mendonte se ai mund të kishte vdekur. “Por sapo zbulova se ai ishte gjallë, pashë një rreze dielli”, tha ajo. “Ai po qëndronte si një hero.”
Ajo shtoi se fëmijët e tij po e presin në shtëpi.
Videoja tregon momentin kur ekipet e shpëtimit bënë kontaktin e parë vizual me Gilin, i cili punonte si roje sigurie në qendrën tregtare, nëpërmjet një kamere kërkimi të instaluar në bodrumin e shembur të ndërtesës të mërkurën.
Gishtat e personit mund të shihen duke lëvizur nëpër një hapësirë të vogël midis shtresave të betonit të trashë dhe mbeturinave.
Ekipet e emergjencës thanë se kishin komunikuar me Gilin dhe i kishin dhënë ujë, ushqim dhe ilaçe, me lëngje që i kaloheshin nëpërmjet një tubi dhe shiringe.
Videoja e postuar të enjten tregon kokën dhe shpatullat e Gilit gjysmë të dala nga rrënojat. Ai mund të shihet me maskë dhe me sy të skuqur.
Departamenti i Zjarrfikësve të Kilit e përshkroi operacionin e shpëtimit si "shumë kompleks", pasi ndërtesa mbeti e paqëndrueshme dhe ekipet duhej të përballeshin me mbeturinat që binin. (A2 Televizion)