Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici

Nga Igli Çelmeta
2 Korrik 2026, 09:39 | Politikë

Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar

Protestuesit janë grumbulluar paraditen e së enjtes para Parlamentit, ku kanë goditur me vezë disa deputetë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ramion Kurti, është qëlluar me vezë pak para se të hynte në Parlament.

Deri tani, policia ka shoqëruar 6 protestues, shkruan A2.

Më parë, disa protetues janë futur brenda një lokali ku ndodheshin deputetët dhe i kanë qëlluar me vezë dhe miell.

Krahasuar me protestën e djeshme, ka forca të shtuara policie në ambientet përreth Parlamentit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos