
Të mërkurën u zgjodhën 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike, teksa numërimi i votave u mbyll në orët e para të mëngjesit.
Në Kryesi futen për herë të parë emra si Ilir Alimehmeti, ndërsa Edi Paloka nuk është në asnjë post të lartë drejtues në PD.
Me anë të një postimi në Facebook, Paloka theksoi se kishte vendosur prej kohësh se nuk do të rikandidonte “as për postin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar e as për ndonjë post tjetër të lartë drejtues në PD duke lënë hapësirë e duke ju dhënë mundësi dhe personaliteteve të tjera që nuk mungojnë në PD”.
Postimi i Edi Palokës:
Sot dua te falenderoj gjithe antaret e Keshillit Kombetar per bashkepunimin gjate gjithe kohes qe une pata nderin te drejtoje kete forum.
Gjithashtu uroj gjithe ata antare te nderuar qe u rizgjodhen apo u zgjodhen per here te pare ne Keshillin Kombetar te Partise Demokratike dhe ju uroj suksese!
Sic jam shprehur dhe publikisht , kisha vendosur prej kohesh (kam njoftuar dhe kryetarin e PD z.Berisha rreth nje muaj me pare )se nuk do te rikandidoja as per postin e Kryetarit te Keshillit Kombetar e as per ndonje post tjeter te larte drejtues ne PD duke lene hapsire e duke ju dhene mundesi dhe personaliteteve te tjera qe nuk mungojne ne PD!
Kjo nuk do te thote qe angazhimi im do te jete me i paket, perkundrazi.
Sigurisht qe nje post i larte ne PD eshte vleresim dhe une i falenderoj te gjithe ata qe me kane mbeshtetur duke me propozuar dhe votuar! Thene kjo, une gjithnje kam patur mendimin dhe bindjen se nuk eshte posti qe percakton vlerat e njeriut, qofte ai personazh politik apo qytetar i thjeshte. Ne kete kontekst edhe per vete mendoj qe me apo pa post, vlerat dhe kontributet jane po ato. Me te mirat apo te keqijat e mia une mbetem Edi Paloka dhe sic permenda me larte do te vazhdoj angazhimin tim bashke me gjithe demokratet e qendrestaret e tjere deri sa edhe ky regjim ta thyej qafen! (A2 Televizion)