
Shtyhet për të disatën herë seanca për pretencën e “Plumbit të Artë”. A2 CNN raporton se shkak u bë mungesa e avokatëve të të pandehurve.
Gjykata paralajmëroi se nëse në 16 korrik, kur u caktua seanca e ardhshme, ata nuk do të jenë sërish të pranishëm, do t’i gjobisë.
Togat e zeza vendosën pezullimin e afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit. (A2 Televizion)