Tensionohet situata para Kuvendit, Lapaj u bashkohet protestuesve, ata i kërkojnë të largohet

Nga A2 CNN
2 Korrik 2026, 11:00 | Politikë

Tensionohet situata para Kuvendit, Lapaj u bashkohet protestuesve, ata i

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj iu është bashkuar protestuesve para parlamentit, por ka ndeshur në kundërshtimin e tyre.

Në pamjet e A2 CNN shihet Lapaj teksa bisedon me protestuesit, të cilët i kanë kërkuar që  të largohet.

Kjo ka sjellë edhe tensionimin e situatës para godinës së kuvendit.

Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta, raporton se gjatë kohës që mediat po filmonin momentin që Lapaj nuk po lejohej në protestë, disa mbështetës të Lapajt kanosën punonjësit e medias që të mos filmonin dhe raportonin momentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos