
Protestuesit kanë nisur marshimin e zakonshëm nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt zonës së “9-katsheve”, e mandaj te Shtëpia e Gjetheve, për t’u rikthyer përballë Kryeministrisë ku do të mbyllet tubimi.
Gjatë protestës së sotme folën aktivistët dhe protestuesit e shoqëruar, të cilët pretenduan për dhunë policore gjatë ndalimit.
Në protestën e 36-të radhazi, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke u shprehur se do të vijojnë mobilizimit deri në arritjen e qëllimit.
Ashtu si në protestat e tjera, edhe sot nuk munguan thirrjet: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi”.
(A2 Televizion)