
Parlamenti Europian miratoi një amendament mbi Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, ku kërkon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura dhe moratorium për të gjitha lejet e dhëna në këto zona., shkruan A2 CNN
Amendamenti i votuar në Parlamentin Europian: “Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet e vazhdueshme në zonën e mbrojtur Vjosa–Nartë tregojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve ligjore dhe rreziqet që ato sjellin për zonat me vlerë të njohur ekologjike;
ndjek nga afër protestat paqësore masive në këtë drejtim;
u bën thirrje autoriteteve shqiptare të vendosin menjëherë një moratorium mbi të gjitha procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, deri në shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në bazë të një kërkese afatgjatë të Komisionit dhe Parlamentit dhe në përputhje me standardet përmbyllëse të Kapitullit 27, si dhe derisa të sigurohet përputhja e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës;
thekson se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale”. (A2 Televizion)