Avokati distancohet nga dhuna në protestë, reagon Rama: Dialogu demokratik është e vetmja rrugë

Nga A2 CNN
2 Korrik 2026, 22:49 | Politikë

Avokati distancohet nga dhuna në protestë, reagon Rama: Dialogu

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook deklaratën e avokatit Dorjan Matlija, i cili është shprehur se distancohet nga grupi organizator i protestës, duke sqaruar se qëndrimi i tij nuk është kundër protestës në vetvete, por ndaj asaj që ai e cilëson si "fantazi institucionale" të organizatorëve.

Duke komentuar deklaratën e Matlijës, Rama e cilësoi këtë si një hap konstruktiv në drejtimin e duhur, ndonëse, sipas tij, me pak vonesë.

Postimi i Ramës:

Hap konstruktiv në drejtimin e duhur, po dy gjëra duhet t’i kuptojë kushdo ka arritur në këtë kthesë, paçka se me pak vonesë:

1. Ky “pushteti kriminal” është në negociata me Bashkimin Europian për anëtarësimin e Shqipërisë dhe ka mandatin më të fortë popullor të 20 viteve të fundit, pikërisht që të mbyllë negociatat pa humbur asnjë ditë kohë e pa u çfokusuar në asnjë moment nga ky mision kombëtar.

2. Sot nuk ka asnjë moment tjetër historik për të pasur parasysh, përveç rrugës së hapur të Bashkimit Europian për Shqipërinë, e cila nuk duhet lënë kurrësesi të mbyllet, ndërsa temat e “natyrës, Vjosë-Nartës, flamingove, transparencës, anti-korrupsionit apo arrogancës së pushtetit” ka vetëm një rrugë për t’i trajtuar me seriozitet:

Dialogu demokratik me Qeverinë Shqiptare

Avokati distancohet nga dhuna në protestë, reagon Rama: DialoguAvokati distancohet nga dhuna në protestë, reagon Rama: Dialogu (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos