Fajin nuk e ka interneti, algoritmet e tij dhe as blogerët. Për Sali Berishën, përgjegjësi kryesor i krizës së thellë të vendit është Edi Rama.
Kreu demokrat thekson se zgjidhja e vetme është dorëheqja e tij e menjëhershme. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk është kundër investimeve private në vend.
Por në lidhje me çështjen e Zvërnecit, Berisha deklaron se Edi Rama ka fshehur gjithçka duke shkelur ligjet e transparencës, ligjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare.
Berisha ka mbështetur protestën qytetare për largimin e Edi Ramës. Sipas kryedemokratit, duhet dorëheqja e menjëhershme e Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike jopartiake me misionin e përgatitjes së zgjedhjeve të reja. (A2 Televizion)