Rama sulmon sërish influencuesit: Janë bërë parelinj me shalë e kremra se janë trendy

Nga A2 CNN
20 Qershor 2026, 12:25 | Politikë

Rama sulmon sërish influencuesit: Janë bërë parelinj me

Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish blogerët dhe personazhet e rrjeteve sociale që kanë marrë pjesë në protestat e ditëve të fundit.

Rama u shpreh se disa prej tyre, sipas tij, nuk kanë pasur më parë lidhje me protesta, por janë bërë pjesë e tyre për shkak të trendit dhe vëmendjes në rrjetet sociale.

“Sa herë e keni dëgjuar gjatë këtyre ditëve nga njerëz që kurrë në jetën e tyre as nuk e kanë imagjinuar të përzihen me protesta, por janë bërë parelinj me shalë e kremra, që të shfaqen atje bashkë me shalët dhe kremrat e tyre, sepse është trendi. Kanë frikë të mbeten jashtë valës.

Sepse në ekonominë e vëmendjes heshtja nuk shpërblehet. Shpërblehet vetëm pjesëmarrja. Shpërblehet ai që bën videon më dramatike.

Dhe një protestë nuk është më protestë, por një treg klikimesh e morali, madje edhe një treg karrierash”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos