Qindra banorë të Fierit, vizitorë por dhe të ardhur nga diaspora u bënë pjesë e Festës së Grurit, i 8-i edicion për këtë vit. Për orë të tëra nga Apolonia u promovua trashëgimia kulturore e zonës dhe produktet bujqësore të Myzeqesë.
Për pjesëmarrësit në panair, Festa e Grurit mbetet një mundësi e mirë për promovimin e prodhimeve bujqësore dhe traditave të zonës.
Sipas tyre, pavarësisht vështirësive dhe rënies së prodhimit në vitet e fundit, bujqësia vijon të mbetet një sektor i rëndësishëm për Myzeqenë.
Aktivitetet festive dhe veçanërisht Parada e Kurorave të Grurit riktheu në kujtesë traditat e hershme të Myzeqesë dhe lidhjen e fortë të banorëve me tokën. (A2 Televizion)