Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu dhe gazetari Bardh Sejdarasi patën një debat të fortë nëse kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen apo jo.
Debati në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:
Sejdarasi: Ne e dimë si e ka Kushtetuta dhe si e ka ligji në Shqipëri, që kryeministri ikën pas zgjedhjeve. Pra, votohet, humbet votimin dhe ikën. Nuk është kryeministër.
Mziu: Po pse, nuk ka raste që jep dorëheqjen kryeministri? Sa qeveri kanë ikur për shkak të protestave? Ja ku e ke tani në Angli. Për shkak të reagimit, dha dorëqjen. Jemi i vetmi vend që kemi 14 vite një qeveri.
Sejdarasi: Ta shpjegoj edhe Starmerin meqë më pyete. Starmeri ka rënë sepse nuk kishte mbështetje në parti.
Mziu: Pikërisht, as ky nuk ka. Por, ky i përjashton. E ke parë çfarë kërcënimesh i bën Spiropalit? Nuk guxon kush për t'iu afruar. Po Braçes? Po Xhafajt?
Sejdarasi: Mos u merr me kështu tani. A do flasim në emision siç flitet në emision apo do flasim kot? Ai që ka votat dhe që ka dhe partinë me vete, nuk largohet.
Mziu: Fiks për këto vota po çohemi ne sepse votat që ka marrë janë absolutisht të vjedhura. Sepse vetë raporti i DASH-it dhe raporti i BE-së për 2025 thotë: Shteti, Partia Socialiste dhe grupet kriminale nuk kanë vijë ndarëse.
Sejdarasi: Ka 16 vjet është kjo punë kështu. 16 vjet ka vjedhur zgjedhjet ky? Është mandati i katërt, po rrëzojeni mër burrë se latë nam! Ngrihuni dhe rrëzojeni se është gjynah që ta mbani. (A2 Televizion)