CR7 “pushton” Kupën e Botës, Portugalia shkatërron Uzbekistanin

Nga A2 CNN
23 Qershor 2026, 22:58 | Futboll

CR7 “pushton” Kupën e Botës, Portugalia shkatërron

Portugalia fitoi 5-0 ndaj Uzbekistanit të Fabio Cannavaros, duke treguar potencialin e saj në ndeshjen e dytë të grupeve.

Vetëm gjashtë minuta lojë dhe Cristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin, pastaj në minutën e 17-të shënoi me goditje dënimi mbrojtësi Nuno Mendes.

Në minutën e 39-të, Cristiano e bëri rezultatin 3-0 me golin e dytë personal, pastaj në minutën e 60-të, autogoli i Nematov e çoi rezultatin 4-0, shkruan A2.

Rafael Leao gjithashtu shënoi për 5-0 në minutat e fundit, duke hyrë mirë në lojë nga stoli dhe duke vulosur fitoren në minutën e 87-të.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos