“Berisha i gatshëm ta pranonte Bashën si fraksion”, Çollaku zbardh prapaskenat: Ja pse dështoi formula

Nga A2 CNN
1 Korrik 2026, 20:52 | Politikë
 

Ish-deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku zbuloi për herë të parë se Sali Berisha ishte shprehur i gatshëm ta pranonte Lulzim Bashën si pjesë e një fraksioni brenda selisë blu. 

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Çollaku tha se ka qenë personalisht i përfshirë në negociatat e zhvilluara dy vite më pare, por oferta u refuzua nga Basha.

Sipas Çollakut Basha kërkonte që të ishte Berisha fraksion i tij dhe jo e anasjellta.

Para dy vjetësh Sali Berisha ishte pro kësaj formule, ekuacioni. Të tjerë e refuzuan. Në rastin konkret e refuzoi z.Basha që të jetë fraksion brenda PD-së, duke çuar në një ngatërresë të pakuptimtë, pa lidhje me çfarë ndodhi më mbrapa. Sali Berisha para dy vitesh ka qenë i gatshëm ta pranonte edhe z.Basha si pjesë të një fraksioni brenda PD-së, për këtë kam negociuar vetë. Ka qenë Basha që refuzoi. Shprehja e tij ka qenë Sali Berisha fraksion i im, nuk jam unë i Sali Berishës. Unë jam njeriu që kam insistuar fort që të pranohej si fraksion kjo pjesa që ngeli e papërfshirë dhe Berisha tha ‘po’, refuzoi ky që ua thashë”, tha  Çollaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos