“750 faqe aktakuzë për 523 vepra kriminale” Berisha: PD do dorëzojë së shpejti padi për Librin e Kuq të Ramës

Nga A2 CNN
11 Korrik 2026, 12:26 | Politikë

“750 faqe aktakuzë për 523 vepra kriminale” Berisha: PD do

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjtete sociale, kryedemokrati Sali Berisha njoftoi se PD do të dorëzojë së shpejti padi në prokurori për Librin e Kuq të Edi Ramës, i cili sipas tij përmban 750 faqe aktakuzë për 523 vepra kriminale. Duke vlerësuar protestën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Berisha tha se Rama po damkoset çdo ditë e më shumë si një narkodiktator për të cilin ligjet dhe Kushtetuta e vendit janë një letër e vdekur.

“Këtë javë përsëri Shqipëria ishte në krye të lajmeve në Evropë dhe në botë. Kryengritja e fuqishme paqësore rinore qytetare, që kaloi 41 ditë me pjesëmarrjen më të madhe që nga vitet ’90 në historinë e vendit, ka fituar mbështetje dhe simpati të madhe ndërkombëtare. Në këtë kuadër mund të them se kjo kryengritje po gjen mbështetje të gjerë në të gjithë spektrin politik evropian, por edhe qytetarët e vendeve të lira të Evropës.

Nga ana tjetër, Edi Rama damkoset çdo ditë e më shumë si një narkodiktator për të cilin ligjet dhe Kushtetuta e vendit janë një letër e vdekur. Libri i Kuq i Edi Ramës është 750 faqe aktakuzë për 523 vepra kriminale. Është de facto trajtimi i Shqipërisë nga Edi Rama si çiflig familjar dhe dorëzim i këtij çifligu në duart e mafies shqiptare dhe botërore.

Kurrë ndonjëherë, një qeveritar nuk do mund të guxonte as të imagjinonte të vepronte në këtë mënyrë përveç këtij bastardi, që me mendësinë e bllokmenëve hoxhistë të cilëve u përket, beson dhe mendon se ai në Shqipëri është mbi Kushtetutën, mbi ligjet, mbi urbanistikën, mbi pronën, mbi mjedisin dhe ka synim më kryesor miliardat e tij.

Natyrisht kjo është një aktakuzë që atë do ta ndjekë gjithë jetën dhe përfaqësuesit e protestës e kanë dorëzuar në prokurori akuzën e tyre, grupi parlamentar i PD do ta dorëzojë së shpejti po në prokurori një aktakuzë mbi të gjitha veprat penale të kësaj dosje.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos