
Një zjarr ka rënë në katin e nëntë të një pallati në zonën e Lungomares, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, apartamenti është në pronësi të shtetasit italian, Davide Dondi.
Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë nuk ndodhej asnjë person, duke shmangur kështu rrezikun për humbje në njerëz, shkruan A2.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në apartament.
Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete të shërbimit zjarrfikës (MZSH), të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij. (A2 Televizion)