
Erion Veliaj nuk paraqitet në seancën e së martës në GJKKO.
Përmes një deklarate, i bën me dije gjykatës se "kam dijeni për seancën, nuk dëshiroj të marr pjesë, pasi nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale".
Po sipas Veliajt, gjykata nuk ka zbatuar dispozitën ligjore, “që më jep të drejtë të marr pjesë si njeri i lirë në sallën e gjyqit”. (A2 Televizion)