
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në qytetin e Laçit, ku si pasojë një person ka humbur jetën.
Sipas informacioneve që disponon gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta, ngjarja sapo ka ndodhur, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore.
Viktima është 40-vjeçari Ilirjan Lika.
(A2 Televizion)