Bardhi: Eurodeputetët miratuan amendamentet e opozitës të refuzuara nga PS

Nga A2 CNN
9 Korrik 2026, 22:39 | Politikë

Bardhi: Eurodeputetët miratuan amendamentet e opozitës të

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka replikuar kryeministrit Edi Rama.

Bardhi shkruan në Facebook se eurodeputetët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri miratuan të gjitha amendamentet e opozitës që ishin refuzuar nga Partia Socialiste, shkruan A2.

Ndër të tjera, Bardhi shkroi se Ramën në Parlamentin Evropian e shihnin si "klloun të korruptuar".

Postimi i Gazment Bardhit:

 VLERËSIMI: ★✩✩✩✩

Kaq përgjigje meriton, se të ka dalë boja fare! Vështirë të të marrësh seriozisht. Kushdo në Parlamentin Europian të shihte si Klloun të korruptuar dhe zar të krimit të organizuar!

Gënjeshtrat e tua nuk i beson as vetë.

Po! Rruga që ke marrë është e pandalshme. Ti dhe Rilindja do të përfundoni në koshin e plehrave të historisë!

Sqarim për qytetarët:

Dikush ta njoftojë Edi Ramën se eurodeputetët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri miratuan të gjitha amendamentet e opozitës, të cilat PS i refuzoi.

Amendamentet e miratuara kërkonin:

* ndalimin e blerjes së votës, patronazhimit dhe keqpërdorimit të burimeve shtetërore;

* rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

* respektimin e standardeve europiane për imunitetin parlamentar;

* mbrojtjen e pavarësisë së SPAK-ut dhe të drejtësisë;

* transparencë për PPP-të, koncesionet dhe investimet strategjike;

* mbrojtjen e pronës, zonave të mbrojtura dhe lirisë së medias.

Një lojë me letra bixhozi në një lokal të Strasburgut mund të jetë e vetmja dorë që fitoi delegacioni i PS-së. Sepse në tavolinën politike të Europës, eurodeputetët u bashkuan me opozitën për të miratuar amendamente që denoncojnë pikërisht modelin e qeverisjes së Edi Ramës: blerjen e votës, patronazhimin, korrupsionin, kapjen e shtetit, cenimin e pavarësisë së drejtësisë, PPP-të, koncesionet dhe investimet strategjike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos