Sherri në GJKKO, vëllezërit Bushgjokaj kërkojnë ndjesë: Çakri na provokoi

Nga Armand Bajrami
19 Qershor 2026, 11:42 | Kronikë

Sherri në GJKKO, vëllezërit Bushgjokaj kërkojnë

Gjykata e Posaçme ka vendosur vijimin e masës e “arrest në burg” ndaj vëllezërve Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj dhe të dyshuarit Petrit Hoxha (Çakri).

Në seancë ata kanë kërkuar ndjesë gjykatës dhe prokurorisë për incidentin që ndodhi seancën e kaluar, ku dhunuan fizikisht brenda kafazit të sallës Çakrin.

Por ata kanë këmbëngulur që Çakri i ka provokuar dhe ka shpifur ndaj tyre. 4 të dyshuarit akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut Renis Dobra në zonën e Matit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos