“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku

Nga A2 CNN
18 Qershor 2026, 16:58 | Kronikë

“Do t’ju shkatërroj”, Bajrat kallëzojnë në

Dy përfaqësues të familjes Bajri, Behar Brajoviq dhe Safet Rustemi, kanë depozituar një kallëzim penal në  kundër deputetes Marjana Koçeku.

Sipas kallëzimit, deputetja akuzohet për deklarata publike të bëra në rrjetet sociale, të cilat kallëzuesit i konsiderojnë shpifëse dhe kërcënuese ndaj familjes Bajri, shkuan A2CNN. 

Në dokument thuhet se Koçeku, në një postim të publikuar më 17 qershor 2026, është shprehur: “Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.”

Kallëzuesit pretendojnë se kjo deklaratë përbën një akuzë të pabazuar ndaj familjes Bajri, duke lënë të kuptohet se ajo ka kërcënuar familjen e deputetes, ndërsa njëkohësisht përmban një kërcënim publik ndaj tyre.

Ata kërkojnë që SPAK të regjistrojë procedimin penal, të hetojë rrethanat e deklaratës dhe të administrojë provat përkatëse.

Ndërkohë kujtojmë që të dielën, Koçeku deklaroi se nuk është më pjesë e Partisë Socialiste dhe, ndaj presionit për të dorëzuar mandatin e deputetit, iu përgjigj me kërkesën për shpërndarjen e Parlamentit dhe sfidën se do t’i mundte nga Tirana me “kë e me kë”.

Deputetja ka vendosur bllokadë për gazetarët. Sipas burimeve, as grupi parlamentar i PS nuk ka arritur ta “kapë” në telefon. Ajo ende nuk ka bërë kërkesë zyrtare as për tërheqje nga grupi dhe kalim si deputete e pavarur. ( (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos