
Aleksandër Dodani, banor i Vaut të Dejës, ishte dëshmitari i radhës në seancën e së martës ndaj kryebashkiakut Kristian Shkreli. Ai është shprehur se Shkreli e ka marrë në telefon dhe se i ka thënë krushkut të tij të votonte PS-në, por shton se ai është demokrat. Dodani mohoi që të ketë pasur ndonjë presion nga Shkreli.
Dodani: Unë kam dhënë dëshminë te prokuroria, atyre fjalëve i qëndroj
Spak: jeni në një dijeni për një investim për një linjë elektrike në shërbim të banorëve?
Dëshmitari: Jo
Spak: A e njihni Kristjan Shkrelin
Dëshmitari: Jemi të zonës. Është kryetar i bashkisë së Vaut të Dejës.
Spak: Në vitin e kaluar 11 maj 2025 janë bërë zgjedhjet, a keni pasur kontakt për zgjedhjet elektorale?
Dëshmitari: Unë s’kam pasur kontakt. Më ka marrë në telefon. Kam një mik timin aty në Araç, zona jonë është e ndarë PS, PD. Miku im është i djathtë, unë jam i majtë. Kristjan Shkreli më ka marrë në telefon. Unë mikut tim (krushkut) i kam thënë të votojë për PS, por ai është demokrat.
Avokati: Ju kërkoi votën kundrejt ndonjë përfitimi?
Dëshmitari: Jo.
Avokati: Kristjani ju ka bërë ndonjë presion?
Dëshmitari: Absolutisht jo. (A2 Televizion)