Kreu 2 vjedhje dhe i vuri flakën një lokali në Lushnjë, arrestohet 36-vjeçari, i dënuar më parë

Nga A2 CNN
19 Korrik 2026, 11:40 | Kronikë

Kreu 2 vjedhje dhe i vuri flakën një lokali në Lushnjë,

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 36-vjeçar i cili akuzohet për dy vjedhje në fshatin Plug. Sipas policisë, Mariglen Gashi i cili është me precedentë penalë, akuzohet se ka kryer vjedhjet dy ditë më parë.

Më datën korrik, ai dyshohet se ka vjedhur 2 bateri automjetesh, ndërsa më datën 17,  në orët e para të mëngjesit, është futur në një lokal në fshatin Plug, dhe pasi ka marrë një shumë parash dhe një laptop, i ka vënë zjarrin lokalit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Lushnjë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”

U arrestua në kuadër të operacionit "Again", shtetasi Mariglen Gashi.

Kreu 2 vjedhje dhe i vuri flakën një lokali, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve, finalizuan operacionin policor të koduar “Again”, gjatë të cilit zbardhën 2 raste vjedhjeje të kryera brenda 2 ditësh.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 36 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, dyshohet se ka kryer dy vjedhje, më datat 16 dhe 17 korrik 2026, në fshatin Plug, Lushnjë. Gjatë vjedhjes së dytë, në një lokal, pasi ka marrë një shumë parash dhe një laptop, dyshohet se i ka vënë zjarrin objektit.

Konkretisht, më datë 16.07.2026, ai dyshohet se ka vjedhur 2 bateri automjetesh, ndërsa më datë 17.07.2026, në orët e para të mëngjesit, është futur në një lokal në fshatin Plug, Lushnjë, dhe pasi ka marrë një shumë parash dhe një laptop, i ka vënë zjarrin lokalit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos