Humbën orientimin në zonën e Karaburunit, shpëtohen 5 turistë gjermanë

Nga Edi Ruçi
19 Korrik 2026, 08:43 | Kronikë

Pesë turistë gjermanë humbën orientimin pasditen e djeshme në zonën e Karaburunit, në një terren të vështirë dhe të thepisur.

Pas njoftimit të marrë rreth orës 18:00, Njësia Delta u nis menjëherë drejt vendit të quajtur Maja e Qorres për lokalizimin dhe shpëtimin e tyre.

Forcat e shpëtimit arritën të gjejnë të pesë turistët. Katër prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri nuk është në gjendje të ecë vetë për shkak të gjendjes së tij fizike.

Efektivët e Njësisë Delta shoqëruan grupin drejt një zone të sigurt, ndërsa turisti i dëmtuar u transportua në krahë me mjete rrethanore, për shkak të terrenit tepër të vështirë.

Distanca dhe kushtet e terrenit e bënë të vështirë evakuimin e plotë të turistëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos